Google ADS

Roberto Mancini trajner i ri i Italisë?

10:08 | 1 Maj 2018
Arbresh.info

Media të ndryshme italiane raportojnë se trajneri i Zenit St Petersburg, Roberto Mancini, ka arritur marrëveshje me Federatën e Futbollit të Italisë, për ta marrë drejtimin e Kombëtares.

Sipas mediave italiane, trajneri italian Mancini tashmë ka pranuar postin e trajnerit të kombëtares italiane, transmeton arbresh.info.

Zëvendës-presidenti i komanduar i FIGC-s, Alessandro Costacurta, dhe menaxheri i ekipit italian, Lele Oriali, e kanë takuar Mancinin për më shumë se dy orë në shtëpinë e tij në Romë të hënën.

Federata italiane i ka ofruar kontratë katër vjeçare ish trajnerit të Man City dhe Interit, dhe janë të bindur se Mancini është i lumtur me këtë ofertë. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme