Robert Lewandowski ka pranuar se dëshiron të largohet nga Bayern Munichu këtë verë pasi ndjente një mungesë të inkurajimit nga hierarkia e klubit gjatë një forme të keqe sezonin e kaluar.
30-vjeçari shënoi 155 gola brenda 179 ndeshjeve për kampionin gjerman, por u kritikua ashpër në sezonin ku gjeti rrjetën 29 herë, transmeton portali arbresh.info.
“Në muajin prill dhe maj të gjithë më kritikuan mua. Dhe unë nuk kam ndierë mbrojtje nga klubi, jam ndier i vetëm”, ka pranuar Lewandowoski për ‘Sport Bild’.
“Nuk shënova asnjë gol në dy ose tri ndeshje të rëndësishme dhe papritmas të gjithë ishin duke thënë: ‘Hapni zjarr ndaj Lewandowskit!'”
“Nuk shoh askënd që më mbështeti atë kohë. As drejtorët e klubit nuk më mbrojtën mua”
“Nuk jam ndierë mirë në atë moment në Munich. Të qenurit në Bayern nuk më përshtatej mua në atë kohë”
Lewandowski në fund vendosi për të qëndruar pas mbështetjes publike nga tifozët dhe tani është i fokusuar dhe i gatshëm për të performuar sërish.
Pavarësisht interesimit të pandërprerë nga klubet si Real Madridi, ai nuk ka plane ende për largim nga Munichu./arbresh.info/
Raportohet se ka vdekur Fetullah Gylen
Osmani dhe kongresisti Torres flasin për zhvillimet në Kosov...
Hynë ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon tre ser...
Policia e Ferizajt shqiptoi mbi 1300 gjoba brenda një javë, ...
43 aksidente bre 24 orëve, policia shqiptoi afro 2 mijë gjob...
Arrestohen dy të dyshuar për disa vjedhje në Fushë Kosovë, k...