Robert Lewandowski ‘ëndërron’ një kalim te Real Madridi

19:31 | 7 Shkurt 2018
Arbresh.info

Sulmuesi polak i Bayern Munich, Robert Lewandowski mund të transferohet në Real Madridi, gjatë verës.

Sulmuesi i Bayern Munich, Lewandowski, është duke ‘ëndërruar’ një kalim te Real Madrid dhe raportohet se ai do të kërkojë të realizohet kjo ëndërr gjatë kësaj vere.

Me të ardhmen e Cristiano Ronaldos dhe Karim Benzemas në dyshim, besohet se Reali do të nënshkruajë me një sulmues të ri.

Sipas gazetës spanjolle “Marca” Lewandowski mund të transferohet në Real, pasi ka kohë që ka shfaqur ambicie për të luajtur në Bernabeu, transmeton arbresh.info.

 

E përditshmja spanjolle raporton se ‘sulmuesi ka kontratë deri në qershor të vitit 2021’, por dëshiron që të largohet nga Bayerni, pasi kërkon një sfidë të re dhe një kontratë të madhe, e cila mund të jetë e fundit në futbollin profesionist.

Agjenti i sulmuesit, Cezary Kucharski, po ashtu është pro një kalimi të klientit të tij në Bernabeu dhe shpesh ai me deklarata të tij ka aluduar në një transferim të Lewas në fanellën e ‘Los Blancos’.

Po ashtu raportohet se Kucharski është kontaktuar nga Reali muajin e kaluar për një transferim në afatin kalimtar të janarit, por lëvizja kishte dështuar të finalizohet.

Bayerni dëshiron ta mbajë 29 vjeçarin, por ylli polak është i vendosur të realizojë ëndërrën e tij, para se të bëhët vonë.

Leëa ishte transferuar në Allianz Arena në vitin 2014 nga Borussia Dortmund, dhe deri më tani është paraqitur në 175 ndeshje duke shënuar 135 gola, 26 në këtë sezon. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme