Google ADS

Robert Lewandowski arriti shifrën jubilare në Ligën e Kampionëve

07:47 | 27 Nëntor 2024
R J

Robert Lewandowski, sulmuesi 36-vjeçar polak i Barcelonës, shënoi këtë të martë golin e tij jubilar të 100-të në karrierë në ndeshjet e Ligës së Kampionëve.

Në minutën e dhjetë të ndeshjes së xhiros së pestë të Ligës së Kampionëve mes Barcelonës dhe Brestit, u akordua penallti për vendasit, pas një faulli ndaj polakut dhe ishte ai që vendosi topin në pikën e bardhë dhe shënoi për 1-0.

Duke luajtur për Borussia Dortmundin, Bayerni Munich dhe Barcelonën, Lewandowski arriti golin e tij të 100-të në këtë garë.

 

 

Ai shënoi më së shumti, 69 prej tyre, në fanellën e Bayern Munich. Polaku shënoi 17 herë për Borussia Dortumund dhe 14 gola për Barcelonën.

Para tij janë vetëm dy futbollistë, portugezi Cristiano Ronaldo ka shënuar 140 gola, ndërsa argjentinasi Lionel Messi ka 129 gola.

Pas Lewandowskit janë Karim Benzema me 90 gola dhe sulmuesi Raul me 71 gola.

Image

Ky ishte goli i tij i gjashtë këtë sezon në këtë garë, ndërsa shoku i tij i skuadrës Raphinha, Victor Gyokeres dhe Harry Kane kanë nga pesë. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme