Holandezi Arjen Robben ka lajmëruar largimin nga Bayern Munchen në fund të sezonit.
Sulmuesi nuk do të rinovojë me kampionët e Gjermanisë dhe po sheh mundësitë që ka për të vazhduar karrierën. 35-vjeçari ka disa opsione dhe nuk do të ndalet, ai do të zgjedhë një ekip konkurrues.
Mëngjerashi tregoi në një intervistë për Kicker se ku do të vazhdonte karrierën. “Kam shumë mundësi, brenda dhe jashtë Europës. Gjatë gjithë karrierës time kam qenë pjesë e klubeve që luftojnë për tituj kampion. Nuk e di nëse mund të luajë për skuadra që luftojnë për vendin e 6 apo të 8.
“Aktualisht, unë dua të luaj. E rëndësishme është që të mos shpenzoj 5 muaj të tjerë i dëmtuar, ose të marr dëmtime të tjera”, – tregoi holandezi. Robben do të lërë Bayernin pas 10 vitesh në “Allianz Arena”./telesport
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur/ Sulmet terroriste në 20...
Tensionet në orët e vona, Olta: Gjesti mund ta nxirrte Xuxin...
Sulmi në Magdeburg, ambasadori i Kosovës në Gjermani: Lutjet...
Sulmi në Gjermani/Begaj: Sulmi ndaj qindra njerëzve duhet të...
Tragjedia në Gjermani: Reagojnë liderët evropianë – dërgojnë...
Tragjedia në Magdeburg po trajtohet si sulm terrorist