Arjen Robben refuzoi publikisht të mbrojë Carlo Ancelottin pasi Bayern Munichu u mposhtë nga Paris Saint Germaini.
Reprezentuesi holandez hyri në fushë nga bankina në pjesën e dytë gjatë disfatës 3 me 0 në Parc des Princes pas golave nga Dani Alves, Edinson Cavani dhe Neymar, transmeton portali arbresh.info.
Pas disfatës së tmerrshme, vëmendja u kthye shpejtë te e ardhmja e Ancelottit në Munich dhe Robben refuzoi t’i ofrojë mbështetje trajnerit të tij në deklaratën pas ndeshjes.
“Nuk do t’i përgjigjem kësaj pyetje”, tha ai kur është pyetur nëse skuadra e Bayern Munichu është prapa ish trajnerit të Chelseat.
Më pas, Robben foli rreth përzgjedhjes së skuadrës nga italiani duke thënë se “Formacioni është punë e trajnerit”.
“Nuk do të them asgjë për këtë. Çdo fjalë në këtë rast do të jetë e tepërt”
“Gjëja e rëndësishme është që ne të qëndrojmë së bashku tani si një skuadër. Ne kemi nevojë për paqe. Kushdo që shfaq tani pakënaqësi nuk i ndihmon skuadrës”
Ancelotti ka thënë se formacioni i tij ishte shumë i rrezikshëm, veçanërisht me kërcënimin nga Kylian Mbappe, Neymar dhe Cavani në sulm, por insistoi që nuk funksioni atë mbrëmje./arbresh.info/
Guardiola tregon se a do të përforcohen gjatë afatit kalimta...
Dështon “premtimi” për 30 autobusë të rinj në vitin 2024, sh...
Çfarë dihet deri më tani për sulmin në Magdeburg?
Në dy raste të ndara policia arreston dy persona për armëmba...
Monitorim 24 orë me kamera për ujësjellësit, Balluku: Rritje...
Shfaqen grafite me simbolin serb në veri