Arjen Robben duket se është duke shijuar në maksimum ditët e tij në Bayern Munich.
Holandezi është i kënaqur me rolin e tij që nga ardhja e Niko Kovaç në krye të skuadrës, edhe pse ai nuk ka startuar për skuadrën, megjithatë ka luajtur si zëvendësues në dy nga tri ndeshjet e para të Bundesligës.
Përkundër moshës, ai ka thënë se nuk ndihet sikur 34 vjeçar.
“Jam 34 vjeçar dhe mundohem ta shijoj secilin moment. Nga njëherë kujtohem se sa me fat jam të kem mundësinë të luaj në “Allianz Arena”. Nuk e di sa do të zgjatë kjo, mirëpo nuk ndihem si 34 vjeçar. Ndihem shumë i përgatitur. Shpresoj të ndihem kështu për një kohë të gjatë” ishin fjalët e holandezit.
Robben ka shënuar dy gola në kuadër të Bundesligës këtë sezon, njërin me “volley” spektakolarë ndaj Bayer Leverkusen.
Kaos në aeroportet e Gjermanisë, qindra fluturime të anuluar...
Abdixhiku në Pozharan: Le të qëndrojmë bashkë deri në festën...
Vrasja e 12 personave në Mal të Zi, mijëra protestues kërkoj...
Procese gjyqësore gjatë vitit 2024, kush kaloi nën llupën e ...
A po rrezikohet bota nga një pandemi e re? Reagon OBSH-ja
Priten reshjet më të mëdha të dëborës prej një dekade në SHB...