Google ADS

Robben largohet nga Bayerni, bën rikthim emocionues në Holandë

11:23 | 1 Nëntor 2018
Arbresh.info

Arjen Robben po kalon sezonin e fundit në fanellën e Bayern Munich.

34 vjeçari në fund të sezonit të ardhshëm do të largohet nga kampionët e Bundesligës, pas qëndrimit 10 vjeçar.

Mediet në Gjermani raportojnë se ish lojtari i Real Madridit, Chelsea e PSV, do të rikthehet në Holandë.

Skuadra e re e Robben do të jetë Groningen.

Rikthimi i Robben në Groningen do të jetë emocionues për të, pasi te kjo skuadër ka nisur edhe karrierën, ku për dy sezone shënoi tetë gola në 46 paraqitje

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme