Google ADS

Rizespor takohet me Fenerbahcen të hënën për Vedat Muriqin

10:32 | 29 Qershor 2019
Arbresh Info

Vedat Muriqi ende nuk e ka të qartë të ardhmen e tij.

Mediat turke ditë më parë raportuan se sulmuesi i Kosovës do të transferohej te kampioni në fuqi i Turqisë, Galatasaray.

Mirëpo gjatë ditës së sotme ka folur presidenti i Rizesporit, Hasan Kartal, duke thënë se do ta ketë një takim final më drejtuesit e Fenerbahces.

Oferta e skuadrës nga Stambolli është 2,5 milionë euro plus shërbimet e portierit të talentuar Berke Ozer.

Foto: Caykur Rizespor/Twitter

“Kemi folur me Ali Koc dhe jemi në fazën finale të bisedimeve. Të hënën me 1 korrik do të takohemi përsëri dhe do të vendosim gjithçka”, tha Kartal.

Kartal është pyetur edhe për kampionët e Turqisë, Galatasaray.

“Nuk mund ta them se cila është preferenca ime pasi janë katër skuadra që e duan Muriqin. Unë mendoj vetëm në aspektin financiar të klubit, por natyrisht edhe të lojtarit pasi nëse largohet nga klubi ynë dua që të jetë i lumtur”, përfundoi presidenti i Rizespor.

Galatasaray, Fenerbahce, Istanbul Basaksehir si dhe Toulouse janë skuadrat më të interesuara për sulmuesin nga Kosova.

Kujtojmë që Muriqi këtë edicion e ka mbyllur kampionatin turk me 17 gola të shënuar. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme