Lazio është në prag të nënshkrimit me mbrojtësin e krahut të majtë të Real Betisit, Riza Durmisin, për një tarifë prej 6.5 milionë euro.
24-vjeçari me prejardhje shqiptare raportohet se tashmë gjendet në Itali dhe do t’i nënshtrohet sot (e enjte) një testi mjekësor te klubi italian, transmeton portali arbresh.info.
Marrëveshje me Betisin për 6.5 milionë euro është kryer dhe lojtari ka pranuar kushtet personale.
Këtë sezon, Durmisi ka kontribuuar me dy gola dhe tri asistime brenda 24 ndeshjeve në La Liga.
Ai është transferuar te Betisi nga Brondby në vitin 2016 për 2 milionë euro dhe ka bërë 23 paraqitje për kombëtaren e Danimarkës./arbresh.info/
ARC organizoi trajnim dy ditor për zyrtarët e gjendjes civil...
Protesta në të gjithë vendin për djegien e pemës së Krishtli...
Një delegacion nga SPAK vizituan Zyrën e Kryeprokurorit të S...
Përmes veturës intelegjente policia identifikon 30 vetura të...
Djali i Donald Trump poston një foto të babait të tij ‘duke ...
Gresa e imiton Rovenën