Google ADS

River Plate braktis ndeshjen, pasi tifozi bien nga tribunat

16:25 | 4 Qershor 2023
Orgesa Haziri

Një ndeshje në Argjentinë u braktis pasi një tifoz u rrëzua për vdekje nga një tribunë në stadium.

Liderët e Primera Division, River Plate ishin duke luajtur kundër Defensa y Justicia në stadiumin e tyre në Buenos Aires kur ndodhi incidenti, shkruan BBC.

Gjyqtari Fernando Rapallini ndërpreu ndeshjen ndërsa policia dhe zjarrfikësit rrethuan zonën.

Zyrtarët e River Plate thanë se mbështetësi “vdiq në vend” dhe se një hetim ishte duke u zhvilluar.

Ata thanë gjithashtu se zona do të qëndronte e mbyllur për 24 orë, ndërsa do të mblidheshin provat.

“Shërbimi mjekësor mbërriti menjëherë në zonën e incidentit, si dhe policia dhe agjencitë e ndryshme të sigurisë”, thuhet në një deklaratë të klubit.

Tribuna e Sivori Alta ishte në 90% të kapacitetit të saj.

Në momentin e rënies nuk ka pasur asnjë ndërhyrje nga të tretët.

Gjithashtu u verifikua se nuk kishte asnjë situatë dhune në tribuna apo rreth saj.

Klubi më vonë tha se ishte një “ditë e trishtimit të thellë”, ndërsa liga tha se ndante “dhimbjen dhe vuajtjen e familjes dhe miqve”./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme