Google ADS

River Plate – Boca Juniors, mësohet data se kur do të merret vendimi për ndeshjen e shtyrë

18:38 | 25 Nëntor 2018
Arbresh.info

Është shtyrë për herë të dytë ndeshja në mes të River Plates dhe Boca Juniors.

River Plate dhe Boca Juniors do të përballeshin në ndeshjen e dytë të Copa Libertadores, mirëpo është shtyrë përsëri.

Sulmi i tifozëve të River Plates ndaj lojtarëve të Boca Juniors mbrëmë, ka detyruar presidentin, Alejandro Dominguez, që ta shtyjë ndeshjen.

Presidenti i Conmebol ka bërë të ditur se disa prej lojtarëv të Bocass nuk janë në gjendje që ta zhvillojnë ndeshjen, pasi kanë pësuar lëndime nga xhamat e autobusit që u thyen nga tiozët e Paltes.

Sipas raportimit të medieve argjentinase, Dominguez do të takohet më 27 nëntor (e martë) me presidentët e të dyja klubeve që të vendosin rreth datës së mbajtjes së ndeshjes së dytë në Copa Libertadores.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme