River Plate dhe Boca Juniors më në fund do të zhvillojnë ndeshjen e dytë të tyre në Copa Libertadores.
Pas shumë incidenteve dhe shtyrjeve të ndeshjes së dytë, sonte në ‘Santiago Bernabeu’ po përballen River Plate dhe Boca Juniors.
Rivaliteti i madh në mes dy skuadrave argjentinase, ka bërë që kjo ndeshje të zhvillohet në Spanjë.
E që është një ndeshje e nivelit të lartë, e tregon edhe prezenca e lojtarëve si, Lionel Messi, Javier Saviola, Javier Zanetti, Paulo Dybala, Claudio Caniggia, Diego Simeone, German Burgos, Fernando Cavenaghi, Ramon Diaz, Antoine Griezmann, Diego Godin dhe Lucas Torreira, në stadiumin e Real Madridit.
Të gjithë këta yje do të jenë sonte prezent në ndeshjen finale të Copa Libertadores.
Vlen të ceket se edhe Cristiano Ronaldo ishte i ftuar në këtë ndeshje nga Florentino Perez, por ai ka refuzuar një gjë të tillë për shkaqe ende të panjohura.
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...
Kërkohet llogaridhënie nga Termokos dhe ZRrE për faturat e n...
Kurti e Vitia nesër në QKUK-në, marrin pjesë në përurimin e ...
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...