Interi është ende në gjumë porsa i përket merkatos verore, ndryshe nga rivalët e qytetit Milani që ka bërë plot 4 afrime.
Duket se drejtuesit zikaltër janë duke punuar shumë për të sjellë lojtarët e parë në ekip, për të kënaqur trajnerin Spaleti.
Emri i parë është ai i Lukas Moura , i cili është drejt largimit nga PSG për shkak të përplasjeve me trajnerin Emery, që duket se nuk e llogarit në planet e tij.
Këtu futet në lojë Interi që edhe para dy sezonesh e kërkoi me ngulm lojtarin brazilian, teksa ky i fundit zgjodhi të kalojë në Francë, por tani palët janë drejt një bashkimi në këtë merkato. Interi duhet të paguajë për Lukas Mourën jo më pak se 20 milionë euro.
Media britanike “The Guardian”: Aventurë emocionuese skijimi...
Amerikanët zgjedhin mes dy vizioneve qartësisht të ndryshme
“E kemi çmuar aq shumë interesimin e popullit të Kosovës për...
Kurti: Ndihma nga Luksemburgu për Kosovën është lart mbi mes...
Lavrov: Rusia do t’i përgjigjet me të gjitha mjetet e mundsh...
Trepça luan sonte sfidën e radhës në Fiba Europe Cup