Inter pasi të përfundojë Seria A do ta rikthejë mbrojtësin Victor Moses te Chelsea.
Mirëpo, nigeriani mund të rikthehet përsëri në Seria A, por këtë herë te skuadra rivale AS Roma, transmeton portali arbresh.info.
Moses kaloi këtë sezon huazim në “San Siro”, mirëpo me transferimin e Achraf Hakimi-t nga Real Madrid-i nuk kanë nevojë për Moses.
Sipas Calciomercato, “Blutë” nuk e duan lojtarin dhe do e shesin gjatë verës, ngase nuk është në planet e Frank Lampard.
Roma dëshiron ta përforcojë skuadrën dhe e sheh Moses si lojtarin e duhur sepse mund të luaj në disa pozita.
Pos Moses, nga Chelsea pritet të shiten edhe Danny Drinkëater, Tiemoue Bakayoko dhe Michy Batshuayi./arbresh.info.
38-vjeçari gjendet i vdekur në Shëngjin
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi
Sot hapet Konventa e Industrisë së Drurit të Kosovës
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...