Google ADS

Rivali i Argjentinës dhe Kroacisë në raundin e ardhshëm të Kampionatit Botëror

22:27 | 26 Qershor 2018
Arbresh Info

Pas ndeshjeve në kuadër të xhiros së tretë të Grupit D në Kampionatin Botëror “Rusia 2018”, Argjentina dhe Kroacia tashmë kanë mësuar rivalët e ardhshëm në këtë turne madhështor.

Si një lidere e grupit me nëntë pikë të plota të siguruara pas tri fitoreve radhazi, Kroacia do të takohet me Danimarkën në raundin e ardhshëm të Kampionatit Botëror “Rusia 2018”, shkruan portali arbresh.info.

Pas fitores me rezultat të ngushtë 2 me 1 kundër Islandës mbrëmjen e sotme (e martë), përfaqësuesja nën udhëheqjen e trajnerit Zlatko Dalic do të përballet në ndeshjen e ardhshme kundër Danimarkës.

Ndërsa, Argjentina e Lionel Messit do të takohet me njërën nga kombëtaret favorite në këtë turne – Francën. Argjentina i shpëtoi eliminimit të hershëm në këtë botëror me fitoren 2 me 1 kundër Nigerisë falë golit nga Marcos Rojo në minutat e fundit të takimit.

Takimi mes Francës dhe Argjentinës zhvillohet më 30 qershor duke filluar nga ora 16:00, ndërsa ndeshje mes Kroacisë dhe Danimarkës zhvillohet më 1 korrik duke filluar nga ora 20:00/arbresh.info/

Kush mendoni se do të vazhdoj në çerekfinale?

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme