Legjenda e Barcelonës, Rivaldo, e ka paralajmëruar trajnerin Quique Setien se do ta pësojë të njëjtin fat si Maurizio Sarri – që u shkarkua pas eliminimit të së premtes të Juventusit nga Liga e Kampionëve – nëse nuk e fiton trofeun e garës prestigjioze evropiane.
Quique Setien e zëvendësoi Ernesto Valverden në postin e trajnerit në janar, mirëpo është përballur vazhdimisht me pyetje dhe dyshime lidhur me të ardhmen e tij në Camp Nou ,
61-vjeçari, që nënshkroi marrëveshje dyvjeçare e gjysmë në Camp Nou, insistoi muajin e kaluar, para se Real Madridi ta fitonte titullin e kampionit të La Ligës, se ai nuk e harxhon asnjë minutë duke menduar se mund ta humbë punën si trajner i katalonasve.
Të shtunën në mbrëmje, Barcelona dhe Napoli do të luftojnë me njëri-tjetrin për një vend në çerekfinale të Ligës së Kampionëve të shtunën në Camp Nou, pasi që ndeshja e parë, e zhvilluar në shkurt, përfundoi me barazim 1:1.
Rivaldo beson se vetëm Liga e Kampionëve mund t’ia shpëtojë vendin e punës Setienit, skuadra e së cilit ka shfaqur probleme të shumta gjatë këtij sezoni.
“Është e vështirë të shkosh në një klub në mes të sezonit. Largimi i Valverdes ishte i vështirë për klubin dhe kjo nuk është e lehtë as për trajnerin”, ka thënë Rivaldo.
“Ata nuk po luajnë futboll ashtu siç luanin më parë. Mendoj se do ta ndërrojnë trajnerin nëse nuk kalojnë tutje në garë”. /Gazeta Express/
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...