Legjenda braziliane e futbollit, Rivaldo, në një intervistë për Sky Sports Neës, ka deklaruar se Neymar duhet të transferohet në Real Madrid ose te ndonjë klub anglez.
Neymar u largua nga Barcelona për në Paris – Saint Germain në një kontratë pesë vjeçare, për shumën rekorde 220 milionë euro, por që nga ai transferim është lidhur me një rikthim në Spanjë, te Real Madridi.
Sky Sports Neës kishte mësuar se Neymar ishte transferuar në PSG, sepse dëshironte “të ikte nga hija e Lionel Messi” dhe të rriste shanset për ta fituar “Topin e Artë”.
Ndërsa, presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka deklaruar se një kalim i tij në Bernabeu do t’ia lehtësonte fitimin e “Topit të Artë”.
Fituesi i Kupës së Botës me Brazilin, Rivaldo, kishte fituar “Topin e Artë” me Barcelonën në vitin 1999, dhe thotë se faktori kryesor për të fituar çmime individuale është se kush e fiton “Champions League”.
Reali eliminoi PSG këtë sezon në fazën e eliminimit direkt dhe të shtunën kanë mundësinë për të shkruar histori, duke e fituar tri herë rradhazi.
“Unë mendoj se duke shkuar në Real Madrid ose te ndonjë klub në Angli, mendoj se do të kishte shanse më shumë për ta fituar “Topin e Artë”, deklaroi Rivaldo për Sky Sports Neës.
“Pa ofendime, por ne të gjithë e dimë se kampionatin francez nuk është i njëjtë me atë spanjoll apo anglez, të cilët janë më të vështirë për t’u fituar. Unë mendoj se ai ka më shumë shanse për ta fituar Champions League… pra kur një lojtar e fiton Champions League, ka më shumë shanse për t’u bërë më i miri në botë”, shtoi legjenda braziliane.
Neymar u zgjedh lojtari më i mirë në Ligue 1, edhe pse mungoi në pjesën e dytë të kampionatit francez.
Ai në 20 ndeshje shënoi 19 gola dhe 13 asistime.
26 vjeçari është rikthyer në stërvitje dhe pritet që të udhëheqë kombëtaren e Brazilit në botërorin ‘Rusia 2018’, që do të fillojë muajin e ardhshëm. /arbresh.info/