Google ADS

Rivaldo: Mbappe duhet të bëjë hapin e radhës dhe të kalojë në La Liga ose Premierë Ligë

17:19 | 9 Prill 2020
Arbresh Info

Legjenda braziliane, Rivaldo ka këshilluar yllin e PSG-së, Kylian Mbappe të bëjë hapin e madh dhe të Real Madrid ose në Premierë Ligë.

Mbappe që nga viti i kaluar është i shumë kërkuar nga “Los Blancos” të cilët vazhdojnë të kërkojnë huazimin e Cristiano Ronaldo-s, transmeton portali arbresh.info.

Ronaldo u largua në verë të vitit 2018, ndërsa verën e kaluar Real-i transferoi Eden Hazard, i cili dështoi në sezonin e parë duke pësuar lëndime të shumta.

Pos gjigantit spanjoll, Mbappe kërkohet edhe në Premierë Ligë nga Liverpool dhe Manchester City.

Rivaldo e ka këshilluar lojtarin të bëjë hapin e madh dhe të transferohet në La Liga ose Premierë Ligë.

“Sipas mediave, Real Madrid do provojë ta transferojë Kylian Mbappe në vitin 2021. Sulmuesi francez do jetë transferim i mirë për ta dhe arrite e madhe për klubin”.

“PSG nuk do e lejojë të largohet për çmim të lirë, por lojtari nuk dëshiron të qëndrojë në futbollin francez, pra herët apo vonë do kalojë në Spanjë”.

“Me talentin dhe si kampion i botës me Francën, ai do të bëjë hapin e madh në karrierë dhe të luaj në një ndër ligat më të mira në botë”.

“PSG është kandidat për Ligën e Kampionëve, por lojtari dëshiron të sfidojë vetën në La Liga ose Premierë Ligë”, deklaroi Rivaldo.

Thuhet se “Galaktikët” janë duke përgatitur ofertën prej 200 milionë euro për 21-vjeçarin./arbresh.info.

Të ngjashme