Google ADS

Rivaldo kërkon nga Barcelona të gjejë zëvendësimin e Luis Suarez

16:26 | 15 Janar 2020
Arbresh Info

Legjenda e Barcelonës, Rivaldo është duke shpresuar që klubi i tij i vjetër të gjejë zëvendësimin e sulmuesit Luis Suarez.

Uruguaiani ishte në formë të mirë këtë sezon, mirëpo lëndimi në gju ka shkaktuar të humbasë këtë sezon, transmeton portali arbresh.info.

Suarez do të mungojë për katër muajt e ardhshëm, andaj kjo mungesë do i shkaktoi probleme skuadrës.

Rivaldo ka thënë se kampioni i Spanjës duhet patjetër ta gjejë zëvendësimin e 32-vjeçarit, nëse dëshirojnë të fitojnë La Liga-n ose Ligën e Kampionëve.

“Kur e di që një ndër lojtarët më të mirë do mungojë për se paku katër muaj, është e rëndësishme që mungesa e tij të zëvendësohet më tjetër sulmues”

“Fatmirësisht për Barcelonën, afati kalimtar është i hapur dhe besoj që klubi duhet të transferojë një lojtar nëse duan të luftojnë për titull këtë sezon”

“Suarez ka qenë shumë i mirë te Barcelona, andaj nuk është e lehtë për ta zëvendësuar, mirëpo Barca duhet të provojë se paku”

I pari në listën e klubit katalunas është ylli i Interit, Lautaro Martinez./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme