Rivaldo hidhëron Barcelonën

14:32 | 4 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Rivaldo konsideron se fjalët e Neymar, të thëna të mërkurën, duke shprehur bindjen se do të kthehet për të luajtur së bashku me Messin, janë të bazuara. Ish-lojtari i Barçës beson se patrioti i vet po bën presion tek PSG, që të përpiqet të nënshkruajë me Messin në verë, kur kontrata t’i përfundojë me katalanasit.

Fjalët e Neymar – “Kur ai thotë se dëshiron të luajë përsëri me Messin, diçka duhet të dijë për nënshkrimin e mundshëm të Leo nga PSG. Dhe sinqerisht, do të ishte mirë t’i shihnin ata të luanin përsëri bashkë, edhe nëse te PSG”.

Presion mbi PSG – “Unë nuk mendoj se Neymar do ta thoshte atë vetëm për të thënë çfarëdo. Sigurisht, ai di diçka për udhëheqësit e PSG në lidhje me negociatat, ose bisedimet me Messin. Messi dhe Neymar janë miq dhe flasin shumë. Kështu që Neymar e di shumë mirë që Messit po i mbaron kontrata. Mendoj se ai po bën presion te PSG për të nënshkruar me Leo për sezonin e ardhshëm”.

Mundësi unike për PSG – “Është koha ideale që PSG të provojë. Sepse, nuk do të duhet të negociojë ose të paguajë te Barcelona. Nëse të dy bashkohen përsëri, mund të luftojnë për të fituar një tjetër Champions së bashku. Duhet të presim, por unë e shoh si një mundësi”.

MMN – “Ka shumë fjalë që Mbappé po shtyn për të shkuar te Real Madridi, por me këtë mundësi të re, për të luajtur së bashku me Messin, kush e di, mund të preferojë të qëndrojë pak më shumë në Paris. Nëse PSG arrin të bëjë Neymar, Messi dhe Mbappé së bashku në të njëjtën skuadër, do të ketë një “trident” të shkëlqyeshëm, favorit në të gjitha garat, veçanërisht në Ligën e Kampionëve. Duke marrë parasysh potencialin e madh financiar të PSG, mendoj se ka mundësi serioze që ta krijojë këtë treshe të mahnitshme”.

Laporta – “Ai ka thënë se Messi të paktën do t’i japë Barcelonës një shans për të folur, por nuk ka bërë ndonjë premtim të pabesueshëm që më vonë është shumë e vështirë për t’u përmbushur. Ai nuk është çmendur, por po mendon për të ardhmen e klubit”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme