Rivaldo beson se është koha që Barça t’ia tregojë derën Dembeles
Pas largimit të Nëymar në vitin 2017, Barcelona shpenzoi 145 milionë euro duke e sjellë në Camp Nou Ousmane Dembelen.
Por, për tre sezone, Dembele më shumë ka qëndruar në infermieri se sa në fushë për shkak të lëndimeve, përveç kësaj, ai njihet edhe si djalosh problematik, duke mos iu bindur urdhrave derisa shpesh edhe është vonuar në raste të ndryshme.
Andaj sipas Rivaldos, Dembele ka pasur kohë mjaftueshëm për ta treguar veten, tri vite – andaj këtë verë prioritet duhet të jetë shitja e tij, ose përfshirja në rikthimin e Neymar ose blerjen e Lautaro Martinez.
“Ai ende është lojtar me shumë potencial, por mendoj se këtë verë është mundësia ideale për Barcelonën që ta shesë ose ta ndërrojë me ndonjë lojtar që po ndjek tashmë”, tha Rivaldo. 22 vjeçari ka bërë 74 paraqitje për Barçën, ka shënuar 19 gola. /Gazeta Express/
Musliu: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj drejtorit të RT...
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...