Rivaldo: Do doja ta shihja Iscon në Barcelonë

16:23 | 14 Dhjetor 2018
Arbresh Info

Ish lojtari i Barcelonës dhe Brazilit, Rivaldo është duke punuar si një ambasador për Betfair dhe ka analizuar xhiron e 16-të të La Ligas dhe situatën delikate të Iscos në Real Madrid.

“Isco është një lojtar i mrekullueshëm, por kur një skuadër si Real Madridi humb 3 me 0 në shtëpi ndaj CSKA-së, madje edhe pse ata tashmë janë kualifikuar për raundin e ardhshëm, kjo nuk është një gjë e mirë”, ka thënë fillimisht Rivaldo, transmeton portali arbresh.info.

“Isco përfundoi duke e paguar çmimin për këtë sepse ai ishte nën vëzhgim nga tifozët. Ai duhet të shikojë përpara, të mendoj për lojën tjetër dhe të harrojë për situatën”

Sa i përket mundësisë që mesfushori të luaj te ish klubi i tij, Rivalo tha:

“Nëse jeni duke më pyetur nëse do doja të shoh Iscon duke luajtur për Barcelonën, unë do të thoja po, sigurisht. Ai është një lojtar i shkëlqyer dhe mendoj se do t’i përshtatej atij dhe Barcelonës”

“Sidoqoftë, mendoj se do të ishte një propozim shumë i komplikuar, është vështirë të imagjinosh dy klube me aq rivalitet të madh të ulen dhe të negociojnë transferimin e njërit prej lojtarëve më të mirë të tyre”

E ardhmja e Iscos vazhdon të mbetet në dyshime pasi që lojtari nuk është pjesë e formacionit startues nën udhëheqjen e Santiago Solarit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme