Rivaldo: Barcelona ka nevojë për Neymar kur Messi nuk është në ditën e tij më të mirë

10:26 | 8 Shkurt 2020
Arbresh.info

Neymar JR u largua nga Barcelona në verën e vitit 2017 për tu transferuar tek Paris Saint Germain për 222 milionë euro (rekord botëror).

Por ylli brazilian gjithmonë ka shfaqur hapur dëshirën e tij për tu rikthyer në Camp Nou, pasi ishte penduar për largimin.

Edhe Barcelona e dëshironte rikthimin e brazilianit në Cam Nou, por në fund nuk u arrit marrëveshja e shumëpritur me PSG-në.

Tani është legjenda braziliane, Rivaldo i cili ditët e tij më të mira të karrierës i ka kaluar te Barcelona, që i ka thënë ish-klubit të tij ta rikthejnë Neymarin.

“Barcelona duhet të vazhdoj të tentojë rikthimin e Neymarit në verën e këtij viti”.

“Ka kaluar një kohë që nga largimi i tij në drejtim të PSG-së dhe tani është koha për rikthimin e Neymarit”, tha Rivaldo.

Legjenda braziliane mendon se Neymar do të ishte lojtari ideal për Barcelonën që të bëjë ndryshimin kur Messi nuk është në ditën e tij më të mirë.

“Barcelona duhet të gjejë një lojtar që bënë ndryshimin kur Messi mungon ose nuk është në natën e tij më të mirë si në San Mames”.

“Klubi duhet të kërkojë një lojtarë që përshtatet me Messin ose e zëvendëson atë dhe askush si Neymar nuk do të mund ta bënte këtë gjë”, ka deklaruar Rivaldo.

Gjithsesi për afrimin e Neymarit ka folur së fundmi edhe drejtori i katalunasve Eric Abidal, duke thënë se rikthimi i brazilianit në Camp Nou nuk është i pamundur.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme