Google ADS

Rita Ora krah për krah me nacionalistin serb në finalen e Kupës së Botës në rugby

22:49 | 28 Tetor 2023
KRG

Këngëtarja me prejardhje kosovare, Rita Ora së bashku me tenistin serb Novak Gjokoviq, janë duke e shikuar finalen e Kupës së Botës në sportin e rugby-s.

Kjo finale është duke u zhvilluar mes Zelandës së Re dhe Afrikës së Jugut, shkruan Arbresh.info.

Shumë yje të mëdha të botës janë prezent në stadium për të përcjellë këtë ngjarje.

Mirëpo çka ka rënë në sy është pikërisht shoqërimi mes Rita Orës dhe Novak Gjokoviq, të cilët janë fotografuar duke kaluar një moment të mirë së bashku.

Kujtojmë që GJokoviq ka prejardhje serbe, ndërsa në çdo paraqitje të tij në këtë sport, ka bërë thirrje nacionaliste dhe raciste ndaj shtetit të Kosovës. /Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme