Ai quhet Nick Pope, mbron portën e një skuadre si Burnley dhe në fillimin e këtij sezoni nuk e kishte menduar as në ëndrrat më të bukura se do të mbronte ngjyrat e Kombëtares angleze të futbollit.
Por, në vendin ku u shpik futbolli kanë nisur të besojnë se ai ka mundësi reale për të qenë pjesë e përfaqësueses në Botërorin e kësaj vere.
Nick Pope është një nga 4 lojtarët debutues në listën e miqësoreve të këtij muaji, së bashku me James Tarkowski, Alfie Mawson të Swanseas, dhe mesfushorin e Bournemouth, Lewis Cook.
Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate shpjegoi listën e të përzgjedhurve, aty ku preferoi të rikthejë edhe lojtarë që kanë provuar veten më parë si Jack Wilshere, Adam Lallana dhe Oxlade-Chamberlain.
Miqësoret e këtij muaji ndaj Italisë dhe Holandës do të shërbejnë për stafin teknik, që të krijojë të tjera bindje për ekipin që do të ketë në Botëror.
“Mendoj që Nick Pope ka pasur një formë të shkëlqyer dhe është mirë që kemi dy lojtarë nga Burnley në kombëtare. Ishte shumë i vështirë vendimi për të lënë jashtë Gary Cahill, por ka disa futbollistë që nuk janë në këtë listë, që gjithsesi janë ende në planet tona”, tha trajneri i Anglisë.
Smalling dhe Kane janë lënë gjithashtu jashtë. Ndërkohë Jack Wilshere nuk luan me përfaqësuesen që prej humbjes në vitin 2016 ndaj Islandës, por trajneri shpjegoi se rikthimi i tij është bërë pasi po luan në ndeshjet vendimtare me Arsenalin.
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...