Përzgjedhësi i Kosovës, Rami Hadar ka zbuluar listën me lojtarët e grumbulluar për dy ndeshjet, që Dardanët do t’i zhvillojnë në shkurt.
Në këtë listë do të grumbullohen 17 basketbollistë, listë që më pas do të shkurtohet në 12. Grumbullimi i parë do të jetë më 18 shkurt, përcjell Arbresh.info.
Për herë të parë me Dardanët janë grumbulluar dy basketbollistët e talentuar, Jon Ismajli dhe Norik Binqe. Ismajli luan në Republikën e Çekisë, te skuadra GBA LIONS, kurse Binqe në Kroaci te skuadra Dubrava.
Po ashtu për herë të parë do të grumbullohet Jan Palokaj, i cili luan te Golden Eagle Ylli.
Kosova është në grup me Zvicrën, Irlandën dhe Azerbajxhanin.
Sfidën e parë Dardanët e kanë më 22 shkurt ndaj Irlandës në Prishtinë, derisa sfidën e dytë ndaj Azerbajxhanit më 25 shkurt në udhëtim.
Raundi i parë parakualifikues i Kupës së Botës të Basketbollit FIBA 2027 do të luhet në tre dritare më 19-27 shkurt 2024, 18-26 nëntor 2024 dhe 17-25 shkurt 2025, nga një ndeshje në shtëpi dhe jashtë.
Të tre fituesit e grupeve së bashku me skuadrën e renditur më të mirë në vendin e dytë do të kalojnë në raundin e dytë parakualifikues të Kupës së Botës 2027 të FIBA-s, i cili do të luhet në verën e vitit 2025./Arbresh.info/
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...