Legjenda e Manchester United, Rio Ferdinand ka pranuar se ishte afër për tu transferuar te Barcelona.
Anglezi në vitin 2002 u bë mbrojtësi më i shtrenjtë në botë pasi u transferua te “Djajtë e Kuq” nga Leeds United për 29.1 milionë euro, transmeton portali arbresh.info.
Por, pas disa viteve ishte afër të transferohej te Barcelona, mirëpo fitorja ndaj tyre në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve bëri që anglezi të ndryshoi mendje.
“Isha afër kur filluan diskutimet me agjentin. Barcelona kishte prekur bazat. Ishte pas ndeshjes ndaj Barcelonës që barazuam 0-0, pastaj në tunel bisedova me Rijkaard”.
“Gjithmonë kam thënë se dua të luaj, por vetëm një gjë me ndali pasi isha i suksesshëm dhe fitues në shtëpi. Isha me fat që gjeta klubi si Manchester United, andaj ishte përafërsisht e pamundur të largohem”.
“Kisha thirrje për klube të ndryshme. Ato klube ishin duke u përmirësuar dhe nuk kishte kuptim që të transferohesha te një klub që mund t’i nevojiten dy ose tri vite për të fituar trofe”.
“E mposhtëm Barcelonën dhe me pas u bëmë kampionë të Evropës, pra pse të largohesha. Në atë pikë Xavi, Iniesta, Messi ishin vetëm 20-vjeç, sapo kishin filluar. Nuk ishin lojtarëve që u bënë pas tri ose katër viteve”, deklaroi ai.
Ferdinand më vonë në finale të Ligës së Kampionëve në vitin 2009 u mposhtë nga Barcelona e Pep Guardioles, por asnjëherë nuk është penduar që transferimi dështoi./arbresh.info.
Kurti e Vitia nesër në QKUK-në, marrin pjesë në përurimin e ...
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...