Rio Ferdinand parashikon finalistët e Champions League

08:27 | 14 Prill 2022
Lorik Gerbeshi

Ish-mbrojtësi legjendar i Manchester United, Rio Ferdinand ka mbështetur Manchester Cityn dhe Liverpoolin që të kalojnë në finale e Ligës së Kampionëve të këtij sezoni.

City rezervoi vendin e tyre në katërshen e fundit të kompeticionit me një fitore të vështirë të përgjithme 1-0 ndaj Atletico Madrid. Ata ishin në këmbë gjatë pjesëve të mëdha të ndeshjes së dytë në Ëanda Metropolitano, por arritën të mbizotërojnë pas një vendosmërie të fortë në mbrojtje.

Nga ana tjetër, kuqezinjët patën një ndeshje relativisht komode ndaj Benficës. Pasi regjistroi një fitore 3-1 si mysaifr, menaxheri Jurgen Klopp ishte i gatshëm të rrotullonte ekipin e tij shumë në Anfield. Ata luajtën në barazim 3-3, por përparuan me një triumf bindës 6-4 në total.

Në një intervistë pas ndeshjes për BT Sport, Ferdinand beson se skuadra e Pep Guardiolës do të arrijë në finalen e Ligës së Kampionëve për të dytin vit radhazi, duke mposhtur Real Madridin me dy gola diferencë, ai tha: “Unë mendoj se [Manchester] City do të shkojë kundër Real Madridit me dy gola”.

Villarreal kanë qenë kuajt e errët të Ligës së Kampionëve, duke mahnitur Juventusin dhe Bayern Munchen në rrugën për katërshen e fundit. Megjithatë, Ferdinand nuk e sheh “Nëndetësen e Verdhë” që të dëmtojë ambiciet e Ligës së Kampionëve për Reds.

“[Liverpool] Ata e dinë se si t’i kalojë këto situate. Ata kanë përvojë, fuqinë e zjarrit dhe do të jenë shumë të fortë në dy ndsehje për këtë ekip të Villarrealit. Ndoshta është fundi i rrugës për klubin spanjoll”, tha ai.

Manchester City dhe Liverpool janë takuar tashmë dy herë në Premier League këtë sezon. Të dyja ndeshjet përfunduan 2-2. Ata do të përballen sërish me njëri-tjetërin në gjysmëfinalen e FA Cup këtë fundjavë. Reds mund të kenë një avatazh të lehtë në favor të tyre./Arbresh.info

Të ngjashme