Thomas Dan Friedkin ka zbarkuar në Itali, me presidentin e Romës që ndodhet në kryeqytet për të ndjekur nga afër disa nga çështjet më kryesore të momentit dhe jo vetëm, por edhe për të ardhmen e klubit.
Mediet italiane kanë raportuar se numri një i Romës do të diskutojë edhe të ardhmen e trajnerit Jose Mourinho, për të cilin deri më tani nuk ka asnjë kontakt konkret për rinovimin e kontratës.
Mourinho ka hyrë në vitin e fundit të bashkëpunimit dhe portugezi duket gjithmonë e më larg Romës dhe kjo për disa arsye. Burime pranë klubit bëjnë me dije se Friedkin do të trajtojë me shumë interes këtë çështje, por nuk do të kalojë limitet e tij, pra nuk do të bëjë çmenduri për të mbajtur Mourinho-n, nëse ky i fundit nuk dëshiron.
Palët nuk janë në momentin e tyre më të mirë, me portugezin që në kohët e fundit është ankuar për shumë gjëra dhe kjo ka irrituar presidentin, por më pas mbetet për t’u parë edhe përfundimi i këtij sezoni, sepse në fund rezultatet janë ato që japin të drejtë.
Në fundin e këtij edicioni, nuk skadon vetëm kontrata e Mourinho-s, por edhe e Tiago Pinto-s, por krahasuar me Mourinho-n pozicioni i tij duket disi më solid dhe presidenti është i vendosur për të vazhduar bashkëpunimin.
Aktualisht Roma qëndron në vendin e shtatë me 17 pikë, ndërsa nuk bëri një nisje të mirë të sezonit.
Objektivi primar i klubit është zona Champions dhe nëse kjo arrihet, atëherë mundësitë për rinovimin e Mourinhos do të ishin shumë të larta, por mbetet për t’u parë, ndërsa Roma sheh përpara një kalendar shumë të ngjeshur në ditët e fundit të vitit./ss
Osmani takoi deputeten britanike, Alicia Kearns
Ministrat e G7-ës takohen në Itali për të diskutuar për konf...
Sulmuesi kosovar po shkëlqen në Rumani
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...
“Luks apo nevojë?” – Presidentja Osmani e hap ku...
FSK realizon trajnim për sistemin e armëve me ushtrinë turke