Rinovimi i kontratës së Chiellinit, ende nuk ka bisedime

10:47 | 14 Shtator 2017
Arbresh Info

Juventusi raportohet se ende nuk ka nisur bisedimet me mbrojtësin Giorgio Chiellini rreth kontratës së re, por diçka e tillë nuk duket të jetë problem.

Qendërmbrojtësi, i cili aktualisht qëndron jashtë fushës për shkak të lëndimit, do të mbetet pa kontratë gjatë verës së ardhshme pasi marrëveshja e tij skadon më 30 qershor, transmeton portali arbresh.info.

Raporte të ndryshme sugjerojnë që një marrëveshje e re dy vjeçare do t’i ofrohet, por ‘calciomercato’ beson që nuk ka pasur negociata deri tani.

Megjithatë, raportet janë të mira ndërmjet palëve kështu që kur ata të ulën për të biseduar, nuk do të ketë asnjë problem për arritjen e marrëveshjes./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme