Shkëmbimi mes Dusan Vlahovic dhe Romelu Lukakut është gjithnjë e më pranë, teksa trajneri i Chelseat, Maurizio Pochettino ka dhënë miratimin e tij për afrimi ne sulmuesit serb të Juventusit.
Së fundi kontaktet mes dy klubeve kanë rinisur, me Juventusin që pretendon në këmbim të Vlahovic, kartonin e belgut Lukaku dhe 40 milionë euro, për të shkuar në një vlerësim total prej 80 milionë eurosh.
Nga ana tjetër Chelsea ka propozuar kartonin e belgut dhe 30 milionë euro, teksa gjasat janë që pas miratimit të Pochettinos, marrëveshja të arrihet për një shifër të mesme prej 35 milionë eurosh.
Ndërmjetësit kanë nisur punën tashmë dhe shumë shpejt pritet të ketë tym të bardhë, me Vlahovic që do të nisë një aventurë të re në Londër dhe Lukakun që do të rikthehet në Itali, por këtë herë me fanellën e Juventusit, rivalit të urryer të Interit, ku ka luajtur tre sezone mjaft të suksesshme./ss
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...
Francë/ Teleferiku përplas stacionin e mbërritjes, 8 persona...
Gresa, Sara dhe Ana hamendësojnë për arsyen e daljes së Dian...
Kura kundër kolesterolit dhe dhimbjes së kyçeve, ja si ta pë...