Rikthehen bisedimet Leao-Milan për çështjen e rinovimit të kontratës.
Portugezi ka formuluar një kërkesë të re, ndaj duhen financime të menjëhershme nga drejtuesit e klubit për të kuptuar nëse mund të arrihet në një zgjidhje pozitive.
Maldini e Massara janë takuar me familjarët e lojtarit, pa praninë e menaxherëve. Leao ka kërkuar një kontratë 5-vjeçare me një përfitim prej 7,5 milion euro në sezon, me një shtesë prej 2 milion euro pas hedhjes së firmës.
Paralelisht mbetet çështja e dëmshpërblimit që Milan e Lilla duhet t’i paguajnë Sporting Lisbona. Vlen për t’u theksuar se shuma që i duhet paguar klubit portugez tashmë është rritur. Kjo sepse avokatët e klubit francez kanë marrë një kërkesë nga Lisbona, që parashikon një shumë prej 40 milion euro për zgjidhjen e kontratës së portugezit.
Në këtë rast Sporting do të kënaqej me 21 milion euro për të mbyllur historinë në të gjitha drejtimet. Por kjo zgjidhje për drejtuesit e klubit kuqezit është me të vërtetë shumë e ndërlikuar. Tani Maldini e Massara janë në pritje të miratimit të kësaj marrëveshje, nga ana e Gerry Cardinales.
Të ardhurat e fituara nga kualifikimi në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve mund të bëjnë punë për të mbyllur këtë marrëveshje.
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale
Kurti: Synimi ynë është që edhe Kosova të marrë pjesë në Eur...