Yjet te Real Madridi, Sergio Ramos dhe Karim Benzema thuhet se drejtuan skuadrën në zhveshtore drejtë revoltimit kundër emërimit të Jose Mourinhos si trajner para rikthimit të Zinedine Zidanes.
Francezi u prezantua si trajner i ri i Real Madridit të hënë duke u rikthyer në klub pas vetëm 10 muajve pas largimit dhe me një detyrë për të ndryshuar gjërat pas një sezoni të tmerrshëm, transmeton portali arbresh.info.
Jose Mourinho ishte përfolur si një opsion tjetër, por ish presidenti i klubit Ramon Calderon ka zbuluar se fuqia nga zhveshtorja intervenoi dhe bllokoi emërimin e tij.
Tani, gazeta spanjolle Sport pretendon se janë dy lojtarë kryesor që intervenuan plotësisht kundër rikthimit të Mourinhos në Bernabeu: Ramos dhe Benzema.
Të dy kishin raporte të tmerrshme me Mourinhon gjatë tri viteve të tij në klub dhe Ramos ishte mjaftë i inatosur për kritikat publike që kishte pranuar nga trajneri i tij duke deklaruar madje se do të largohej nga klubi nëse Mourinho nuk e bënë këtë.
Duke marrë parasysh situatën e pasigurt në zhveshtoren e Real Madridit derisa Isco vazhdon të izolohet nga Santiago Solari dhe Marcelo nuk është duke startuar në njëmbëdhjetshe – lojtarët besojnë se Mourinhos nuk ishte personaliteti i duhur për të bashkuar skuadrën.
Andaj, Ramos dhe Benzema besonin se rikthimi i Mourinhos vetëm se do të shkaktonte më shumë probleme dhe nuk do të ofronte zgjedhje.
Por, zhveshtorja ishte më e lumtur me rikthimin e Zidanes pas largimit nga klubi në raporte të mira pas tre trofeve në Ligë të Kampionëve.
Francezi mund të ketë qenë opsioni i dytë për Perez, por ishte përzgjedhja e parë e skuadrës dhe ata e vlerësojnë se sa komunikativ është ai me lojtarët, ndryshe nga Mourinho./arbresh.info/
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...