Neymar Jr. kishte pësuar një lëndim në fillim të shkurtit që e mbajti atë larg fushave edhe për ndeshjen e Ligës së Kampionëve.
Braziliani humbi ndeshjet në Ligën e Kampionëve ndaj Barcelonës, mirëpo ekipi i tij arriti kualifikimin në fazën tjetër, shkruan lajmi.net.
Tani, Neymari është parë në seancat stërvitore të Paris Saint-Germain dhe pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e ardhshme.
Përkundër mungesës së tij, 29 vjeçari ka shënuar 12 gola këtë sezon, nga gjashtë respektivisht në Ligue 1 dhe Ligën e Kampionëve.
Ai pritet që të rikthehet për ndeshjen ndaj Olympique Lyonit, e cila vlerësohet të jetë njëra nga më të rëndësishmet e këtij stinori në garën për titull.
Nesër me fillim nga ora 21:00 zhvillohet edhe ndeshja në fjalë.
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë