Ndërkohë që po vazhdon debati se cili është më i miri, Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo, tifozët e futbollit e kanë mundësinë që t’i shohin sërish në aksion dy superyjet më të mëdha të kohës moderne.
Rivaliteti mes dyshes kishte filluar në La Liga, kur portugezi luante te Real Madridi, ndërsa argjentinasi te Barcelona, ku akoma po luan. Mirëpo, edhe pas transferimit të CR7 te Juventusi (2018), krahasimet nuk po ndalen.
Të dy futbollistët janë kthyer në aksion në javën e kaluar, pas pezullimit disamujor të futbollit si pasojë e pandemisë së coronavirusit, ndërsa rifillimi i tyre dallon shumë.
Ronaldo’s first game back:
⚽️: 0
?: 0Messi’s first game back:
⚽️: 1
?: 2The levels are staggering, someone come collect your ? lmao
Both their highlights?: pic.twitter.com/Twd77JcJIo
— Ⓜ️ (@AFCHamd) June 13, 2020
Ronaldo humbi një penallti në barazimin pa gola ndaj Milanit të premten në gjysmëfinale të Kupës së Italisë), megjithatë Juventusi u kualifikua në finalen që do ta zhvillojë sonte (e mërkurë) kundër Napolit.
Nga ana tjetër, në ndeshjen rikthyese në La Liga, Messi dhuroi dy asistime dhe shënoi një gol të fitoren e Barcelonës kundër Mallorcas (4-0) në fundjavën që lamë pas.
https://youtu.be/4ik_bbnZDgk
Argjentinasi e gjeti sërish rrjetin të martën mbrëma kundër Leganes duke nxjerrë një penallti nga një superaksion i ndërtuar nga vet ai dhe më pas e konvertoi në gol.
I mbetet Ronaldos që të tregohet vendimtar në finalen e sotme ndaj Napolit në në Stadio Olimpico, në mënyrë që rivaliteti të vazhdojë të jetë në nivel të lartë.
Si nisi karriera e Rovenës?
Osmani: Prania e NATO-s përmes KFOR-it në Kosovë ka qenë gji...
Pse Sara i kërkoi falje Drilonit?
Sekuestrohen 76 kilogramë drogë në Itali/ Dy të arrestuar, n...
Sot duelet finale të turneut ‘Adem Jashari’
Stjuardesa e ‘British Airways’ përballet me shkarkimin nga p...