Pas dy sezonesh me ngjyrën e zezë, Mercedes është rikthyer sërish te ngjyra e saj tradicionale në Formula 1. Skuderia gjermane ka bërë ditën e sotme prezantimin për makinën që do të konkurrojë në sezonin e ardhshëm.
Rikthimi i “Shigjetave të Argjendta” mund të konsiderohet makina e re W13 me të cilën do të garojnë dy yjet George Russell dhe Lewis Hamilton.
Ky i fundit foli edhe për mediat për të komentuar fjalët që janë thënë kohët e fundit për një largim të tij të mundshëm nga Formula 1.
“Asnjëherë nuk kam thënë se do të tërhiqem. Për mua është një privilegj të punoj me këtë ekip. Kemi kaluar një periudhë të vështirë. Ndjeva nevojën të bëja një hap prapa, të kaloja pak kohë me familjen time.
Më pas vendosa të kthehem në sulm me ekipin tim. Ky do të jetë një sezon emocionues. Të kesh një talent të ri si Russell në ekip është shumë e rëndësishme. Mendoj se do të mund të bashkëpunojmë shumë mirë. Sa për qëllimet tona… është e parakohshme t’i deklarojmë, kemi fituar tetë vjet rresht, le të provojmë përsëri!”, tha ndër të tjera Hamilton.
The return of the Silver Arrows. ? Meet the Mercedes-AMG F1 W13 E Performance. ? pic.twitter.com/NsuEBvbkbK
— Mercedes-AMG PETRONAS F1 Team (@MercedesAMGF1) February 18, 2022
Kasanof takim me Ramën: Mbështetje Shqipërisë për çështje ky...
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë