Shanset që ylli i PSG-së, Neymar të rikthehet te ish klubi, Barcelona janë të ulëta, por jo e pamundur.
Braziliani vazhdon të negociojë me PSG-në për rinovimin, por kohëve të fundit flitet për rikthimin në “Camp Nou”, transmeton lajmi.net.
Barcelona nuk mund ta transferojë, ngase PSG kërkon 150 milionë euro për një lojtar që i skadon kontrata pas një viti.
Për këtë arsye rikthimi i Neymar mund të arrihet vetëm në dy mënyra, shkëmbim ose si agjent i lirë në vitin 2022.
Forma e shkëmbimit nënkupton ndërrimin e Neymar me një nga dy sulmuesit francez, Antoine Griezmann ose Ousmane Dembele.
Asnjëri nga dyshja nuk duan largimin, edhe pse nuk dihet nëse PSG-ja do ta pranonte ofertën.
Opsioni i dytë për Neymar është të pres edhe një vit dhe të rikthehet në “Camp Nou” si agjent i lirë.
Sidoqoftë, ‘shënjestra’ kryesore e gjigantit blaugranas mbetet Erling Haaland, por çmimi i madh mund t’i detyrojë të shohin alternativë, siç janë Lautaro Martinez ose Harry Kane.
Tre të vdekur nga rrëzimi i avionit në Kenia
LDK’ja nesër hap fushatën, Abdixhiku do të shpalosë programi...
Liverpooli i gatshëm ta “thyejë bankën” për Van Dijk
Sanksionet amerikane ndaj naftës serbe, Vuçiq: Të ashpra – i...
Sveçla: Sot Kryeministri Kurti shpalli vitin 2025 si vitin e...
‘Zjarr’ në shtëpinë e BBVK, “Vëllai i Madh” ka vendosur që t...