Google ADS

Rikthimi i Neymar në Barcelonë, zhvillime “produktive” mes klubeve

20:09 | 27 Gusht 2019
Arbresh Info

Neymar përfundimisht mund të finalizoj rikthimin e tij te Barcelona pas dy viteve në Paris Saint Germain.

Bazuar në një raport së fundmi nga Sky Sports, gjiganti katalunas ka bërë progres në përpjekjet e fundit të tyre për të ri-nënshkruar me Neymar, transmeton portali arbresh.info.

Por, një marrëveshje mes klubeve ende nuk është arritur ndërkohë që edhe Real Madridi vazhdon të jetë në bisedime për të nënshkruar me superyllin e kampionit të Francës.

Një delegacion nga Barcelona, përfshirë këtu drejtorin ekzekutiv të klubit Oscar Graun, kanë zhvilluar sot (e martë) në Paris bisedime “produktive” me menaxherin e përgjithshëm të PSG-së, Jean-Claude Blanc, dhe drejtorin sportiv Leonardo.

Mekrato evropiane e transferimeve përfundon më 2 shtator./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme