Legjenda e Liverpool, Jamie Carragher, ka dhënë mendimin e tij mbi një rikthim të mundshëm të Philippe Coutinho në Anfield.
Carragher beson se skuadra e Jurgen Klopp është akoma në nevojë të një mesfushori organizator dhe do të mund të rikthenin asin e Barcelonës.
Por, Coutinho do të mirëpritej vetëm në rast se Barcelona do ta linte atë në dispozicion për një shumë më të lirë.
Në ‘Camp Nou’, reprezentuesi brazilian nuk pati shkëlqimin që e kishte dikur në ‘Anfield’, para se të transferohej në dimrin e 2018-ës.
Sipas Carragher, Barca do duhej ta konsideronte këtë dhe të gjysmonte çmimin e tij. Nëse kjo do të ndodhte, ‘The Reds’ do duhej të nënshkruanin me Coutinhon.
“Nuk do të them se do të aktivizohesha për ta rikthyer atë, por nëse do të kishte një mundësi që ta kthenim atë për pak para, dhe Barca do të donte të humbte pakëz sepse ai nuk funksionoi, atëherë do ta bëja atë” ka thënë legjenda e klubit për ‘Liverpool Echo’, transmeton lajmi.net.
“A do të kthehej ai? Nuk jam i sigurt. Por ai do të duhej. Nuk shoh ndonjë arsye pse nuk do duhej” ka thënë tutje ai.
Philippe Coutinho nuk ka pasur sezon aspak të mirë me Barcelonën, duke bërë madje që tifozët në ‘Camp Nou’ të vërshëllejnë në drejtim të tij.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...