Liverpooli ka regjistruar një rikthim tronditës duke eliminuar me përmbysje skuadrën e Barcelonës.
Gjiganti anglez tronditi botën e futbollit duke rikthyer disavantazhin nga 3 me 0 për të vazhduar tutje me një fitore me rezultat të përgjithshëm prej 4 me 3 kundër skuadrës katalunase, shkruan portali arbresh.info.
Ajo që Barça tentoi t’i shmangej në Anfied Road edhe ndodhi duke vazhduar kështu mallkimin e tyre.
Gjithçka nisi me golin e hershëm nga Divock Origi në minutën e 7′, ndonëse pjesa e parë përfundoi me këtë epërsi minimale.
Por, menjëherë pas inkuadrimit në pjesën e dytë Georginio Wijnaldum tronditi portën e Ter Stegen duke shënuar dy gola të njëpasnjëshme. Wijnaldum fillimisht mposhti me një goditje të fuqishme portierin e skuadrën mysafire para se të shënonte me kokë për 3 me 0 pas një super asistimit nga Xheran Shaqiri (54′, 56′).
Shaqiri krijoi edhe një rast të mirë minuta më vonë duke bërë një paraqitje më të mirë gjatë fraksionit të dytë ndërkohë që kishte një shans konkrete për të realizuar edhe me kokë në minutat e fundit para se të largohej në minutën e 90′.
Liverpooli siguroi një vend në finale me golin në minutën e 79′ nga Origi që erdhi papritmas kur Alexander Arnold shfrytëzoi një shpërqendrim të katalunasve duke harkuar bukur nga këndi.
Finalja e Ligës së Kampionëve zhvillohet më 1 qershor dhe rivali i ardhshëm vendoset nga takimi mes Ajaxit dhe Tottenhamit nesër./arbresh.info/
28 Nëntori, Konjufca bën homazhe në Prekaz e Boletin
‘Sulme masive’ në sektorin energjetik të Ukrainës, thotë min...
Horoskopi ditor, zbuloni parashikimet e yjeve
Parashikimi i motit për sot
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...