Cristiano Ronaldo ka treguar edhe një herë mbrëmjen e sotme (e martë) se Liga e Kampionëve është kompeticioni i tij.
Fituesi i pesëfishtë i Topit të Artë ka dërguar në çerekfinale të UEFA Ligës së Kampionëve skuadrën e Juventusit duke shënuar hat-trick në stadiumin Allianz kundër Atleticos, shkruan portali arbresh.info.
Golin e epërsisë e realizoi në minutën e 27′, por futi sërish topin në portën e Jan Oblak derisa po zhvillohej minuta e 49′ – gol që u vërtetua me anë të teknologjisë së linjës së golit.
Hat-tricku nga ish ylli i Real Madridit u finalizua në minutën e 85′ të ndeshjes pas një ndërhyrje të palejuar në zonë duke i dhuruar një goditje nga pika e bardhë Cristiano Ronaldos për të bërë atë që di të bëjë më së miri.
Superylli i “Zonjës së Vjetër” shkroi gjithashtu historinë duke u bërë lojtari i parë që ka shënuar mbi 125 gola në kompeticionet nga UEFA për klube.
Ndeshja përfundoi me rezultat 3 me 0 (3-2) dhe skuadra e Massimiliano Allegrit vazhdoi rikthimin sensacional pas disfatës në takimin e parë me rezultat 2 me 0./arbresh.info/
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...
Apple do ta mbajë kamerën telefoto periskop ekskluzivisht pë...
Rrëzimi i avionit në Lituani ngre dyshime se mund të jetë i ...
Ismajli vazhdon paraqitjet e jashtëzakonshme në Serie A