Romelu Lukaku dëshiron të rikthehet te Interi, aq më tepër tani pas kaosit të Abramovich. Te Chelsea, sulmuesi belg me gjithë përpjekjet e tij me Thomas Tuchel praktikisht ai është ndarë dy muaj më parë.
Qëndrimi kaq shumë në bankinë, e ka bërë sulmuesin të ndjejë keqardhje që u largua nga ziklatrit e Milanos.
Situata tani është përkeqësuar pas sanksioneve ndaj Roman Abramovich dhe kalimit të klubit nën drejtimin e qeverisë britanike. Në këto kushte thuhet se belgu ka kontaktuar me drejtuesit e Interit për të gjetur një zgjidhje.
Zgjidhja nuk është e lehtë për t’u gjetur, sepse për momentin, Chelsea nuk mund të shesë asnjë lojtarë. Vetëm pasi qeveria britanike do të gjejë një blerës për klubin, atëherë edhe mund të fillojnë negociatat për ta rikthyer Big Rom në Milano.
Një marrëveshje që, në këtë pikë, mund të bëhej vetëm si i huazuar. Një tjetër kusht i domosdoshëm për ta parë atë sërish në “San Siro”, por ky aspekt është ende shumë i parakohshëm.
Ndërkohë, Lukaku ka bërë të ditur se është gati të ulë shumë pagën e tij për t’u rikthyer atje ku ka shkruar histori: nga 12.5 milionë euro për sezonin aktual në të paktën 7.5 milionë, një pagë në përputhje me parametrat e Interit. Për momentin është vullneti i lojtarit për t’u rikthyer, por Giuseppe Marotta pret të kuptojë zhvillimin e situatës në Londër. /Telegrafi/
Policia dhe SHSKUK sot mbajnë konferencë për media
Kurti: Krishtlindja është edhe mirënjohje dhe falënderim
Dita ndërkombëtare e gatishmërisë epidemike
Hajnat hyjnë në një shtëpi në Sllatinë dhe vjedhin një pisto...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 300 gjoba brenda 24 orëve
Zhduket një person në Prizren