Edicioni 2017-18 në elitën e futbollit kosovar do të fillojë ditën e sotme me ndeshjen hapëse mes kampionit në fuqi Trepça ’89 dhe Flamurtarit.
‘Minatorët’ do të nisin mbrojtjen e titullit ndaj skuadrës të rikthyer në elitë, Flamurtarit që ka bërë disa përforcime të mira.
Njëri nga futbollistët më të mirë të Trepçës ’89, Florent Hasani në një prononcim për Telegrafin thotë se skuadra e tij do të kërkojë t’ia fillojë me fitore edicionin e ri.
“Më në fund po fillon edicioni i ri. E fillojmë si kampion në fuqi dhe synimet tona janë që ta mbrojmë titullin e kampionit”, deklaron Hasani.
Mesfushori ofensivë thotë se do të jetë një ndeshje interesante por nuk e nënçmojnë kundërshtarin.
“Do të jetë një ndeshje tejet interesante. Flamurtari është një skuadër me traditë të madhe të cilën assesi nuk duhet ta nënçmojmë”.
“Duhet t’i qasemi ndeshjes me motiv maksimal për t’i marrë tri pikët të cilat janë edhe synimi ynë”, deklaroi reprezentuesi i Kosovës U21.
Ndërkohë kuqezinjtë nga Prishtina synojnë që ta befasojnë kampionin në fuqi në ndeshjen hapëse.
Kapiteni i Flamurtarit, Fidan Hasani në prononcimin e tij për Telegrafin ka deklaruar se klubi i tij është përgatitur maksimalisht për këtë kampionat.
“Jemi të përgatitur maksimalisht për këtë kampionat. Në klub është një atmosferë mjaftë e mirë dhe kjo është pozitive”.
Synimi i Hasanit me Flamurtarin e tij është që të kthehen nga Mitrovica pa humbje.
“Do t’i qasemi lojës me një seriozitet të madh pasi dihet që përballë do ta kemi kampionin në fuqi”.
“Shpresojmë që nga kjo ndeshje hapëse të dalim të pamposhtur pasi ky është synimi ynë”, deklaroi Fidan Hasani.
Ndeshja mes Trepçës ’89 dhe Flamurtarit fillon në ora 17:00 në stadiumin ‘Riza Lushtas’ dhe do të gjykohet nga treshja e gjyqtarëve, Kreshnik Vula, Benon Këpuska dhe Jakup Musolli.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?