Rikthehet sërish Malaga, barazon rezultatin ndaj Realit

17:42 | 25 Nëntor 2017
Arbresh Info

Malaga ka barazuar sërish rezultatin në ndeshjen si mysafirë ndaj Real Madridit.

Skuadra nën udhëheqjen e Michelit ka realizuar për 2 me 2 në takimin e xhiros së 13-të në La Liga kundër kampionit të Spanjës, shkruan portali arbresh.info.

Mesfushori qendror Chory Castro realizoi për 2 me 2 në minutën e 58′ pas asistimit nga Keko.

Keko ishte asistues gjithashtu edhe në golin e parë nga Malaga në minutën e 18′ të realizuar nga Diego Rolan./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme