Liga më e fortë e basketbollit në botë, NBA, ka filluar sezonin e ri me dy ndeshje gjatë natës së mbrëmshme, ose mëngjesin e ditës së sotme me kohën tonë lokale.
Në ndeshjen hapëse për këtë sezon u përballen kampioni në fuqi i NBA, Denver Nuggets ndaj Los Angeles Lakers, shkruan Arbresh.info.
Denver ka fituar këtë ndeshje me rezultat 119-107, duke e filluar sezonin në mënyrën më të mire të mundshme, njëjtë sikurse e përfunduan sezonin e kaluar me triumfin e NBA.
Lojtari më i dalluar në këtë sfidë ishte Nikola Jokic i cili ka arritur të realizoj triple-double, me 29 pikë, 13 kërcime dhe 11 asistime.
Performancë të mirë bënë edhe Jamal Murray me 21 pikë e Caldwell Pope me 20 sosh.
Për Lakers nuk mjaftoi performanca e mirë e LeBron Jamesit me 21 pikë, 8 kërcime e 5 asistime përtë shmangur humbjen.
Kurse në ndeshjen tjetër ndërmjet Golden State Warriors dhe Phoenix Suns, triumfuan mysafirët me rezultat të ngushtë 104-108.
Tandemi Booker-Durant shkëlqyen për Suns, ku i pari realizoi 32 pikë, 6 kërcime dhe 8 asistime, ndërsa KD luajti me shifrat double-double, prej 18 pikësh e 10 kërcimesh, teksa shtoi edhe 3 asistime.
Për GSW, padyshim më i miri ishte Stephan Curry me 27 pikë, 5 kërcime e 1 asist, por që përkrahja ekipore ishte e mangët për të fituar.
NBA do të vazhdojnë spektaklin basketbollistik për çdo mbrëmje tash e tutje me duele mjaftë interesante.
Kujtojmë që kampion në fuqi është Denver Nuggets, që mposhti në finale Miami Heat, 4-1 në ndeshjet finale./Arbresh.info/
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...
Kurti dhe Peci në Gjakovë, përurojnë nisjen e punimeve të pr...
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...