Liga e Kombeve rikthehet sot me ndeshjet e para të muajit tetor, që do të luhen në katër ligat përkatëse.
Gjithsej do të luhen dhjet ndeshje me vëmendje tek sfidat e Ligës A, shkruan Arbresh.info.
Izrael – Franca dhe Italia – Belgjika, janë dy duelet që do të luhet në kuadër të grupit 2 në Ligën A.
Sfida të fortë do të luhen edhe në Ligën B, me ndeshjen kryesore e cila është mes Anglisë dhe Greqisë.
Kurse tri ndeshjet tjera janë Austria – Kazakistani, Finlanda – Irlanda dhe Norvegjia – Sllovenia.
Në Ligën C, Letonia është mikpritëse e Maqedonisë së Veriut, kurse Ishujtë Faroe do të presin Armeninë.
Sfidat e fundit janë nga liga D, ku Moldavia do të ndeshet me Andorrën dhe Gjibraltari me San Marinon./Arbresh.info
Festat e fundvitit, fluks i shtuar i udhëtarëve në Kakavijë
Pritje mbi një orë e gjysmë te Dheu i Bardhë për të hyrë në ...
Musk konfirmon funksionalizimin e Starlink-ut në Kosovë R...
Antidroga në Prishtinë gjen një sasi të kokainës dhe një rev...
Starlink në Kosovë, Kurti: Një hap i madh për infrastrukturë...
Kurti dhe Murati mbajnë konferencë për media