Rikthehet Haaland

16:11 | 5 Prill 2023
Orgesa Haziri

Sulmuesi, Erling Haaland është rikthyer nga lëndimi dhe i është bashkuar në seancën e fundit stërvitore.

Ylli norvegjez u lëndua në fitoren 6-0 përballë Burnleyt më 18 mars, duke humbur ndeshjet kualifikuese me kombëtaren si dhe ndeshjen kundër Liverpoolit.

Manchester City e konfirmoi rikthimin me një postim në rrjetet sociale.

Skuadra e Pep Guardiolas do të ketë disa ndeshje mjaft të rëndësishme, duke përfshirë edhe ndeshjen çerekfinale në Ligën e Kampionëve kundër Bayernit të Thomas Tuchel.

Haaland ka qenë në formë të mrekullueshme që kur u bashkua me kampionët në fuqi të Premier League nga Borussia Dortmund verën e kaluar, duke shënuar 42 gola në 37 ndeshje në të gjitha garat./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme