Golden State Warriors ka shënuar fitore të rëndësishme në udhëtim te Los Angeles Clippers me rezultat 112-94 ku debutoi superylli DeMarcus Cousins.
Kampionët e NBA verës nuk u mjaftuan me katër yje të mëdha dhe vendosën të rrëmbejnë edhe qendrën e konsideruar si më të mirë në NBA.
Por, për shkak të lëndimit në tendinën e akilit, Cousins nuk arriti të luajë asnjë ndeshje dhe u rikthye vetëm ndaj Clippers.
Ai realizoi 14 pikë në ndeshjen e tij të parë për Golden State nga tri treshe dhe gjashtë kërcime për vetëm 15 minuta sa qëndroi në parket.
Më të mirët ishin Stephen Curry me 28 pikë dhe Kevin Durant me 24 pikë.
Në ndeshjen tjetër në Perëndim që vlen të përmendet San Antonio Spurs humbi për tri pikë ndaj Minnesotas me rezultat 116-113.
Në Perëndim pas fitores së shtatë rresht vendin e parë e ka Golden State me një fitore më shumë se Denveri, kurse rivalët tjerë janë nga pesë fitore larg.
Golden State aktualisht ka vetëm një fitore në 10 ndeshjet e fundit, çka konfirmon formën e tyre si më të mirën në konferencë. /Telegrafi/
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...