Europa League rikthehet për të zhvilluar ndeshjet e Play-Offit apo fazës së 1/16 së finales të këtij kompeticioni.
Pritet duele shumë interesante mirëpo vëmendja kryesore do të jetë në Itali, saktësisht në San Siro aty ku Milani përballet ndaj Rennes, shkruan Arbresh.info.
Dy skuadrat janë në super formë me rosonerët që janë të pamposhtur tash e pesë ndeshje kurse mysafirët nga Franca, nuk njohin humbje në vitin 2024, kanë fituar tetë ndeshje aq sa kanë luajtur.
Kjo sfidë fillon nga ora 21;00.
Sfidë mjaft interesante do të jetë edhe Feynord-Roma, me romakët që do të luajnë lojën e parë në Evropë të drejtuar nga Daniele De Rossi.
Këto dy skuadra janë përballur edhe sezonin e kaluar në çerekfinale të kësaj gare, ku romakët u kualifikuan tutje.
Ndeshjet e tjera janë Galatasaray-Sparta Prague, Shakthar-Marseille, Young Boys-Sporting, Benfica-Toulouse, Braga-Qarabag dhe Lens-Freiburg./Arbresh.info/
IT’S A #UEL WEEK 🤩 pic.twitter.com/Z7sIKaVXfo
— UEFA Europa League (@EuropaLeague) February 12, 2024
Abdixhiku premton: Me ne, Kosova do të anëtarësohet në NATO ...
Milani duhet të sakrifikojë Fonseca-n apo Leao-n?
OKB: Situata humanitare në Liban është më e keqe sesa në luf...
Komuna synon largimin nga rruga të rreth 1500 qenve endacakë...
Haxhiu: Shah e ping-pong me Deharin, VV-ja do të duhej të di...
Në prag të zgjedhjeve presidenciale, Pacolli udhëton drejt A...